Miliona, per nje trup te bukur




Nė Tiranė ka mbi 30 salla moderne fitnesi, me hapėsira tė konsiderueshme e me vegla tė kohėve tė fundit. Njė nga kėto ėshtė edhe “Top Fitnes Gym”, qė ofron pėr klientėt e saj fitnes, aerobi, sauna dhe fizioterapi, e qė ėshtė hapur nė nėntor tė vitit 2005. Njė nga instruktorėt e kėsaj mega-qendre ėshtė edhe Rudin Tugu, njė ish-badibilder i veteve 1995-2000, dy herė nėnkampion i Shqipėrisė (1995, 1996). “Pėr njė qytet prej njė milionė banorė siē ėshtė Tirana, numri i qendrave qė ofrojnė mundėsinė e tė marrurit me fitnes duhet tė ishte mė i madh”, - thotė Tugu, njė djalosh qė tė “tremb” me pėrmasat e tij. Sipas Tugut, “VIP”-at e politikės apo tė artit, apo dhe biznesmenėt e pasur nuk mungojnė nė palestrat e fitnesit.

“Ajo qė duhet ta theksoj se edhe femrat nuk mungojnė nė sallat e fitnesit, madje nė palestrėn tonė, ku ushtrohen rregullisht mbi 250 anėtarė 30-35 pėr qind e tyre janė femra, pasi pėrveē fitnesit ka dhe mundėsi tė ushtrimit tė aerobisė. Kemi tre instruktorė nė palestrėn tonė, dy djem dhe njė vajzė. Ėshtė njė sport i thjeshtė nė dukje, por dhe fitnesi kėrkon tė kesh njohuritė e duhura”, - thekson Tugu. Fitnesi nuk ėshtė njė sport i njė kategorie tė caktuar individėsh, por ėshtė shndėrruar nė aktivitet tė gjithėve, pasi nė tė vėrtetė ēmimet mujore tė ofruara nuk janė relativisht tė larta.

“Nėse ti synon ta shndėrrosh trupin nė atė tė badibilderit, atėherė ai ėshtė i kushtueshėm. Ėshtė i shtrenjtė, pasi flitet pėr vlera profesionale dhe konsumimin e shumė kalorive. Mund tė harxhosh edhe deri nė 500 mijė lekė tė vjetėr  nė muaj, por dhe mė shumė. Njė nga badibilderėt mė tė njohur qė kanė qenė nė palestrėn tonė ėshtė kampion aktual i badibildingut nė Shqipėri, Orkez Prushi, por dhe Endri Pantazi, kampion i tė rinjve”, - thekson Rudin Tugu, njė ish-pjesėmarrės nė Kampionatin Ballkanik tė zhvilluar nė Maqedoni (1996), Kampionatin Mesdhetar tė Italisė (1997) dhe Kampionatin Botėror pėr tė Rinj nė Poloni (1997). Rando Kukeli, sekretari i pėrgjithshėm i Federatės Shqiptare tė Badibildingut, temperamenti shqiptar ne drejtimin e pasjes sė njė trupi tė bukur ėshtė tepėr i zhvilluar dhe kjo ka ekzistuar nė shekuj, qė nė lashtėsi.


 “Kjo vėrtetohet mė sė miri jo vetėm nėpėr objektet arkeologjike ku paraqiten luftėtarė ilirė, tė fortė dhe me fizik tė mrekullueshėm, duke u stėrvitur me pesha prej guri tė gdhendur, por edhe ne libra e romane historik ku nė mėnyra tė ndryshme shqiptarėt kujdeseshin pėr trupin e tyre”, - thekson Kukeli, njė nga figurat mė tė shquara qė ka nxjerrė badibildingu modest shqiptar. Nė fakt, badibildingu edhe pse ishte njė sport i pėrshtatshėm pėr karakterin dhe pėr trashėgiminė gjenetike - njihen shqiptarėt si njerėz robust dhe tė fuqishėm. Nė fakt, njė pyetje shtrohet gjithmonė nė lidhje me njerėzit qė ushtrohen nė fitnes, pasi pas lėnies sė ushtrimeve, masat muskolare rikthehen nė masa dhjamore. “Kjo ėshtė shumė e thjeshtė, - thotė Tugu, - kur njė individ lė stėrvitjen, pasi ai ka rritur masėn muskulolar, ul sasinė e dhjamit goxha, nėse ti e ndėrpret kėtė aktivitet fizik, dhe muskujt nuk vihen nė punė si mė parė, atėherė procesi kthehet nė tė kundėrt, muskujt humbasin elasticitetin e gradualisht rritet yndyra. Vetėm ata me metabolizėm tė mirė e ruajnė nė njė farė mase anėn muskulore”.

Ndryshimi midis fitnesit dhe badibildingut

Badibildingu nuk ėshtė njė sport si futbolli, volejbolli apo diēka tjetėr, qė tė mjafton talenti pėr tė shkėlqyer, pėrpos edhe pėrgatitjes fizike. Badibildingu ėshtė njė sport qė kėrkon njė regjim tė fortė, absolutisht tė ashpėr dhe aspak neglizhues. Kėrkon njė kronometrim tė regjimit tė gjumi, dietės dhe stėrvitjes. Ushtrimet ndahen nė aerobike dhe anaerobike, qė do tė thotė se ka ushtrime force, por dhe vrapimi, apo jo. Ka njė dallim midis njė njeriu qė merret me fitnes dhe njė tjetri qė merret me badibilding. Badibildingu ėshtė shkalla me e lartė e fitnesit, ėshtė shumė profesional, pasi merr me shumė ngarkesė. Janė tė njėjtat vegla ku ushtrohesh. Badibildingu ėshtė mė i egėr, mė ‘strong’.